Il primo albanese ad essere emigrato negli Stati Uniti.
Nel 1886 un albanese di nome Koli Kristofori è emigrato negli Stati Uniti. Infatti secondo alcuni storici ed alcuni libri di storia raccontano è stato proprio lui il primo albanese ad emigrare negli Usa.
Era originario di un paesino nella città di Korca.
Scese a Boston dove si costrui un futuro . ma dopo soli tre anni torno in Albania e raccontò il fascino degli Stati Uniti e la ricchezza che questo paese offriva.
Sta di fatto che convinse altri albanesi(forse 17) del suo villaggio a partire con lui nel nuovo continente.
Oggi ci sono più di mezzo milione di albanesi negli Stati Uniti e ricordano con affetto Koli Kristofori.
Cuoriosità Albania
giovedì 6 novembre 2008
New
Il primo albanese ad essere emigrato negli Stati Uniti.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
bukur fare.. ne Amerike ka shiume shqiptare qe jane bere milionera.
RispondiEliminaLexoni ket artikull
RispondiEliminaKane kaluar thuajse 120 vjet, që kur një djalë i ri nga fshatrat e Korçës, i quajtur Koli Kristofori, mori rrugën e mërgimit për ne SHBA duke u bërë sipas kronikave i pari shqiptar që shkeli atje.
I pari apo jo, ai pati sidoqoftë një meritë të veçante. Tre vjet më vone u rikthye në fshat dhe filloi t'ju fliste të rinjve për një magji të re, magjinë e quajtur Amerikë. Një vend i begatë, që sipas tij mund të të pranonte të varfër, por një dite të të rikthente në shtëpi një zotëri të madh dhe pasanik. Kjo magji hyri me aq pasion në jetën e atyre zonave sa dy vjet më vonë, kur Kristofori u rikthye në Boston,
Shqiptarët milionerë të Amerikës
Nga Blendi Fevziu
Kane kaluar thuajse 120 vjet, që kur një djalë i ri nga fshatrat e Korçës, i quajtur Koli Kristofori, mori rrugën e mërgimit për ne SHBA duke u bërë sipas kronikave i pari shqiptar që shkeli atje.
I pari apo jo, ai pati sidoqoftë një meritë të veçante. Tre vjet më vone u rikthye në fshat dhe filloi t'ju fliste të rinjve për një magji të re, magjinë e quajtur Amerikë. Një vend i begatë, që sipas tij mund të të pranonte të varfër, por një dite të të rikthente në shtëpi një zotëri të madh dhe pasanik. Kjo magji hyri me aq pasion në jetën e atyre zonave sa dy vjet më vonë, kur Kristofori u rikthye në Boston, shoqërohej nga një dysinë bashkëfshatarësh të tij.
Por duket se shanset amerikane, që Koli Kristofori i kishte komentuar aq gjatë në vendlindjen e tij, nuk ishin me të. Ai nuk arriti të pasurohet. Punoi në një faktori dhe më vonë, si një eksplorator dhe aventurier i vërtetë, la vendin e ëndrrave për të zbuluar një kontinent te ri. U vendos në Tokën e Zjarrtë në Kili dhe më pas në Argjentinë, ku me sa duket edhe vdiq. Por nëse fati nuk kishte qenë aq bujar me Shqiptarin e parë që shkeli kontinentin e ri, kjo nuk mund të thuhet për bashkatdhetarët e tij që arritën në brigjet amerikane më vonë. 120 vjet më pas, komuniteti shqiptar jo edhe aq modest në numër, ka tashmë një histori për të rënë në sy. Një histori ku milionat dhe milionerët kanë sidoqoftë një vend të veçantë. Fati nuk e solli kurrë që një shqiptar të hyjë në listat e miliarderëve, por vështirë të gjesh në SHBA, një shqiptar që pas dy apo tre dekadash të mos ketë një pasuri të lakmuar edhe nga një amerikan normal. Njerëz të dhënë pas biznesit dhe shkollimit, shqiptarët e Amerikës janë nga kombësitë e përshtatura më mirë në jetën e re edhe pse pa ndonjë organizim për të rënë në sy. Askush nuk mund të thotë sot se sa llogaritet pasuria e komunitetit prej 350 - 500 mijë shqiptarësh të SHBA - së, por ka shumë vetë që mund të bëjnë një listë jo shumë të sigurt të shqiptarëve që kanë pasur fat në kontinentin e ri. Shumica të ardhur në moshë të vogël apo të re ata kanë ditur të shfrytëzojnë të gjitha oportunitetet që të jep ky vend. Përfaqësues të zonave, mentaliteteve dhe brezave të ndryshëm, ata kanë ditur të ruajnë qoftë edhe në mënyrë të zbehtë lidhjet me vendin e origjinës. Të etur për identitet në një vend ku ai është i shenjtë (zezakët e SHBA kanë ngritur në 50 vitet e fundit dhjetëra shoqata për të zbuluar vendet e origjinës së tyre afrikane), Shqiptarët kanë ditur të gjejnë rrugët dhe pikat e lidhjeve midis tyre. Është shumë e vështirë të bësh një paradë të gjithë atyre shqiptarëve që kanë arritur të meritojnë emrin e milionerit në dollarë. Pronarë të atij që mund të quhet "Klubi mbi 1 milion" janë shumë shqiptarë. Madje mund të thuhet shumica e atyre që jetojnë prej më shumë se 50 vjetësh në SHBA. Ky është problemi i parë. Së dyti në një analizë të tillë gjithmonë ka harrime. Harrime që vijnë sa nga angazhimi i pakët i dikujt në komunitet, aq edhe nga mosaftësia për të biseduar me të gjithë ata që etiketohen si baballarët e biznesit shqiptar në Amerikë. Por në një hipotekim të pasurisë së shqiptarëve nuk ka se si të mos bësh një ndarje në dy grupe. I pari i takon shqiptarëve pa ndonjë shkollim dhe që e kanë gjetur rrugën e suksesit përmes bizneseve më të vështira. Grupi i dytë i takon shqiptarëve të shkolluar, që pasurinë dhe famën e tyre e kanë fituar kryesisht si pasojë e punës intelektuale. Grupi i dytë vështirë që të disponojë pasuri dhe prona si ato të të parit, por ndikimi i tij në jetën dhe shoqërinë amerikane ka qenë dhe është sidoqoftë më i ndjeshëm. Në një analizë të tillë nuk duhet harruar se shumica e shqiptarëve të ardhur në SHBA në dhjetë vitet e fundit, janë tashmë studentë të universiteteve më të famshëm të Amerikës dhe se disa vjet më vonë, ata do të jenë yjet e rinj të këtij vendi me oportunitet. Po pavarësisht nga ndarjet apo nënndarjet, grupet dhe nëngrupet, gjithkush ka të drejtë të pyesë: Cilët janë shqiptarët më të pasur të Amerikës dhe me se merren ata? Pa pretenduar të jetë një klasifikim krejtësisht i saktë dhe pa pretenduar se ky i përfshin të gjithë ata që e meritojnë një emër të tillë, mund të thuhet se lista e mëposhtme, është pak a shumë gjithçka që komuniteti shqiptar ka arritur në fushën e biznesit në këto 120 vite në SHBA.
Spiro Lena
Nëse shqiptarët e Nju Jorkut diskutojnë shpesh se cili është statusi financiar dhe ecuria e biznesit të njërit apo tjetrit shqiptar, pothuajse të gjithë ata bashkohen në një pikë: Shqiptari më i pasur në SHBA është Spiro Lena. Por nëse për statusin janë të gjithë dakord, për historinë e tij pak njerëz dinë të tregojnë. I mbyllur dhe i largët për komunitetin, Lena për shumë vite e ka mbajtur veten si grek. Vitet e fundit ai është afruar disi, por padyshim, në rreth shumë të ngushta dhe në raste shumë të rralla. Në moshë të thyer aktualisht, Lena duhet të ketë emigruar nga Gjirokastra në fillim ose në mes të viteve '40 - të. Askush nuk di të thotë, por sipas të gjitha gjasave ai është një emigrant politik i ikur për t'i shpëtuar regjimit diktatorial të Hoxhës. Është vendosur në SHBA në fund të viteve '40 - të ose në fillim të '50 - të dhe duket se fati ka qenë bujar me të. Është pasuruar kryesisht me shitblerjen e trojeve dhe banesave, një biznes që mori vrull në Nju Jork sidomos në fillimin e viteve '70 - të. Aktualisht disponon shumë pallate, godina, zyra si dhe 17 restorante të serisë Wendys, shume te njohur në SHBA. Jeton në Nju Xhersi dhe pothuajse nuk ka asnjë lidhje me komunitetin shqiptar.
Antoni Athanas
Nëse komuniteti shqiptar ka një figurë që e njohin dhe e nderojnë të gjithë ai ka qenë padyshim Antoni Athanas. Kampion i çështjes shqiptare, bamirës i madh dhe biznesmen i suksesshëm, Athanasi ishte rilindësi i fundit që para pak viteve ndërroi jetë në SHBA. Historia e tij është e njohur në atdhe. Ka lindur në Korçë më 1910, në një familje të zbritur nga Trebicka. Babai i tij menaxhonte në qytet një kafe që quhej "Kafja e bilbilave", kur më 1915 vendosi të emigrojë përfundimisht në SHBA. I hipur mbi një gomar, Athanasi u largua nga vendlindja e tij ku do të kthehej sërish vetëm 74 vjet më pas. Fillimisht u vendosën në Bedford, një qytet pranë Bostonit ku në atë kohë jetonte një komunitet prej gati 50 familjesh shqiptare. Komuniteti qe përfshirë fort në lëvizjen patriotike dhe Antoni ende fëmijë pati fatin të rritet duke dëgjuar bisedat e Fan Nolit, Faik Konicës dhe mërgimtarëve të tjerë. Një pjesë të të cilëve ai i ndihmoi jo pak kur u pasurua, që nga viti 1940 e më pas. Karriera e tij nuk qe aspak e lehtë. Punoi disa kohë në restorante në Boston e Nju Jork derisa më 1937 bleu restorantin e parë. Çmimi i tij ishte 5 mijë USD dhe Athanasi u detyrua të paguajë në dorë 1800 dollarët e vetme që kishte mënjanë. Por biznesi i restoranteve kishte qenë i mbarë. Pak vite më vonë ai hapi një të dytë, pastaj një të tretë dhe më 1962 ndërtoi atë që quhet perla e restoranteve të Athanasit, "Antony's Pier 4". Një restorant luksoz i vendosur në një nga kalatat e portit të vjetër të Bostonit dhe që shumë shpejt do të bëhej i famshëm në SHBA. Biznesi i tij u shtua me shitblerje trojesh e banesash dhe aktualisht vazhdon nga katër djemtë e tij. Por edhe biznesi i Athanasit nuk kaloi kaq thjeshtë. Në fillim të viteve '90 - të, një vendim gjyqi e detyroi atë t'i paguante si dëmshpërblim një firme japoneze afro 200 milion USD dhe kjo qe një goditje jo e vogël. Ato para i fituam prapë, thotë Athanasi, që në moshën 91 vjeçare vazhdoi të punojë ende. Gjithmonë në humor, ai ka qenë padyshim kapitulli më i rëndësishëm i historisë së diasporës shqiptare në Amerikë. Një kapitull nga ata që vështirë të përsëriten edhe një herë.
Xhim Xhema
Ndërtues dhe shitës i shtëpive të luksit, Xhim Xhema ka shpenzuar një pjesë jo të vogël të veprimtarisë së tij për krijimin e një lobi pro shqiptar në Uashington. Anëtar i stafit elektoral të Ish kandidatit për President Bob Doll katër vjet më parë, ai ka qenë gjithmonë aktiv për problemin e Kosovës. Duket se ky aktivitet ka rënë edhe në sy të shërbimeve serbe. Në një nga takimet e fundit me Hollbruk, Millosheviçi e ka përmendur emrin e tij si një manipulues dhe dezinfomues të segmenteve të caktuara të politikës amerikane. i ardhur nga Medvegja në moshë të re, Xhema ka pasur fat në biznes.
Xhejms Belushi
I lindur në Nju Jork nga prindër Kolonjarë, Belushi është përfaqësues i fëmijëve të brezit të vjetër, shumica e të cilëve e kanë Shqipërinë më shumë një amanet familjar se sa një shqetësim real. Aktor i njohur në botë, ai ka pak ose aspak lidhje me komunitetin shqiptar. Më 1995 erdhi për herë të parë në Shqipëri dhe po atë vit, gjatë një vizitë zyrtare në SHBA takoi Presidentin Berisha. Babai i tij, Adem Belushi, i vdekur pak kohe më parë, ka qenë deri në fund aktiv në komunitetin shqiptar.
Riçard Lukaj
I panjohur deri pak kohë më parë, Riçard Lukaj eshte ylli i ri i komunitetit shqiptar në Nju Jork. Në fare pak muaj ai ka arritur gjithçka mund të arrihej në një jetë dhe mbi të gjitha kur sapo ka mbushur 31 vjeç. Lukaj është modeli tipik i amerikanit të suksesshëm të shekullit të XXI. Është bërë milioner pa mbushur 31 vjeç; ka njohur një sukses të padiskutueshëm në një nga firmat më të mëdha amerikane të konsultimit dhe investimeve; fotoja e tij është botuar në kopertinën e njerës prej revistave më të mëdha financiare "Investment Dealers' Digest"; është zgjedhur Kryetar i shoqatës më të madhe të diaspore, Këshilli Kombëtar Shqiptaro - Amerikan; është martuar në qershor në një dasmë luksoze, shpenzimet e të cilës kane befasuar shumë vetë në qytetin e luksit; banon në një shtëpi dhe një apartament luksoz dhe nuk e ka pasur problem që si bonus nga kompania e tij të marrë disa kohë më parë një shifër prej 5 milionë dollarësh. Por sukseset marramendëse që ka arritur në dhjete vjet nuk e fshehin dot fëmijërinë e tij të vështirë. I ftohtë në marrëdhëniet me shtypin, Lukaj i ka dhënë sidoqoftë një material interesant mbi jetën e tij Kryeredatorit të "Illyrias" së Nju Jorkut, Vehbi Bajrami. Ka lindur në vitin 1969 në nje kamp refugjatësh në Itali, nga një familje që ishte larguar prej Malit të Zi. Tre vjeçar erdhi në Amerikë dhe për shumë vite banoi në një zonë të ashpër të Manhatanit. Duket se djali i ri kishte zgjedhur rrugë tjetër nga ajo që besonin prindërit e tij. Mbaroi të gjitha hallkat e shkollimit me rezultate befasuese dhe 21 vjeçar u diplomua për ekonomi dhe financë në NY University. Dhjetë vjet më pare filloi të punojë për "Bear Stearns", një kompani 75 vjeçare amerikane e konsultimit.
Ne fillimet e tij Lukaj kërkoi të ndihmojë Shqipërinë. Kryeministri Meksi vizitoi një herë zyrën e tij, por pas kësaj, gjithë vëmendja e tij ngeli jetime. Kompania u orientua në Rusi ku me sa duket pati fat. Lukaj është aktualisht një nga njerëzit më të rëndësishëm të saj dhe duket se fama e tij sapo ka filluar. Fati do ta ndjekë pas këtë djalë 31 vjeçar, që më shumë se kushdo tjetër po bëhet mishërues i suksesit të vjetër amerikan, në shekullin e ri.
Bardhyl Quku
Rezident prej disa vitesh në Florida, Bardhyl Quku, nuk mungon në asnjë prej aktiviteteve të Komunitetit Shqiptar. Burrë në moshë tashmë, ai reflekton ëndrrën e vdekur të të atit dhe shansin që mund të të japë një vend si Amerika. Pronar i një kompanie të vendosur në World Trade Center, Quku ka pasur suksese kryesisht në bursë. Historia e tij është ajo tipike e një familjeje emigranti politik. Babai, Faik Quku ishte një nga komandantët dhe figurat më të njohura të Ballit Kombëtar në Shqipërinë e Luftës së Dytë Botërore. Më 1944 ai emigroi së bashku me familjen në Itali, në një kamp refugjatësh të së cilës u rrit edhe Bardhyli. Ai mban mend ende figurat e njohura të historisë së Shqipërisë që vërtiteshin në atë kamp të vogël, të lodhur nga humbja dhe të mbërthyer nga trishtimi. Në fillim të viteve '50 - të familja emigroi në SHBA dhe Bardhyli i ri nuk i la pas shanset që ju afruan. Babai, që kishte siguruar tashmë një vend në historinë e Shqipërisë, vdiq në fund të viteve '50 - të, i trishtuar që e kishin detyruar të largohej nga vendi që donte aq shumë. Bardhyl Quku u bë shpejt milioner dhe që nga ajo kohë vazhdon ende të mbajë në këmbë një kompani me emër dhe fitim të madh. Pas vitit 1990 ka vizituar disa herë Shqipërinë dhe sidomos Shkodrën, ku banojnë ende të afërm të tij.
Ekrem Bardha
Në Shqipëri emri i Bardhës është i lidhur ngushtë me kompleksin "Piazza", por në komunitetin shqiptar të SHBA - së ai njihet më shumë si pronar i disa McDonald - s dhe si biznesmen i suksesshëm në Detroit. Koleksioni pronave të tij është pasuruar në dy vitet e fundit edhe me gazetën "Illyria", një periodike në shqip dhe anglisht, më e madhja dhe thuajse e vetmja qe del rregullisht për shqiptarët e Amerikës. Ndryshe nga emrat e tjerë të përmendur deri tani, Bardha është i njohur në Shqipëri. Ai është nga të paktit përfaqësues të diasporës që ka investuar atje dhe i vetmi në përmasa të tilla. Ekrem Bardha është vendosur në Amerikë në fund të viteve '50 - të. I ri, ai arriti të arratiset nga fshati i tij në Kolonjë dhe pas një qëndrimi të shkurtër në Greqi u transferua në SHBA. Marrëdhëniet e familjes së tij me regjimin komunist nuk kanë qenë aspak për t'i lakmuar dhe një vëlla i tij është vrarë gjatë luftës në formacionet nacionaliste. Bardha është aktualisht një nga biznesmenët më aktivë në komunitetin shqiptar të Amerikës.
Sten Dragoti
Një tjetër emër i njohur. Djalë i një familjeje që emigroi nga Dragoti i Tepelenës në vitet e fundit para luftës së dytë, ai arriti të fitojë famë në SHBA si regjisor reklamash. Është marrë me prodhime filmash, ka luajtur vetë dhe ka bërë një jetë mes artistësh, por deri në mes të viteve '90 - të nuk ka pasur ndonjë lidhje me Shqipërinë. Më 1996 bëri një vizitë në Shqipëri dhe pas kësaj disa herë ka marrë pjesë ne aktivitetet e komunitetit. Aktualisht merret me prodhimin e reklamave dhe banon në Nju Jork, në një nga lagjet më luksoze të qytetit.
Stiv Duni
Në moshë të thyer, Stiv Duni ka qenë një avokat i suksesshëm në qytetin e tij. Bashkëpartner i një firme juridike të njohur në SHBA, Wissershat & Taft, ai nuk ka pasur lidhje të veçanta me komunitetin shqiptar në Amerikë. Ka vendosur disa lidhje me Shqipërinë, dhe ka dhënë një kontribut jo të vogël për ngritjen e Fondit Shqiptaro - Amerikan. Një emër i njohur i shqiptarëve, Duni emigroi së bashku me familjen nga Vithkuqi i Korçës në fund të viteve '30 - të. Ai u bë përfaqësuesi i parë i shqiptarëve që u shkolluan në SHBA. Duke parë ecurinë e tij dhe duke e parë se vinte nga një familje e varfër emigrantësh, universiteti pranoi t'i paguajë bursën e studimit. Diploma i solli atij shumë fat në jetë. Pasi u pasurua i ktheu shkollës të gjitha shpenzimet që kishte bërë për të dhe në shenjë mirënjohjeje prej shumë vitesh paguan në atë universitet shpenzimet për një student.
Piter Kol
Fëmijë emigroi së bashku me familjen nga Alarupi i Pogradecit. U diplomua si Inxhinier dhe më vonë hapi biznesin e tij. Aktualisht është pronari në Ohajo i një sistemi Unizash të quajtura "Paramount Steel Company". Duke dashur të bëjë diçka për qytetin e tij, në fillim të viteve '90 - të ndërtoi dhe pajisi një bibliotekë model në qytetin e Pogradecit. Fatkeqësisht, gjatë ngjarjeve të 1997 biblioteka u plaçkit dhe më pas u dogj.
Piter Norman
Një tjetër përfaqësues i brezit të parë të shkolluar në SHBA. Me origjinë nga Korça ai lindi në Amerikë. U diplomua në drejtësi dhe për shumë vite ka qenë bashkëpronar në një firmë të njohur. Gjatë fushatës presidenciale të këtij viti ishte shef i shtabit elektoral të Xh.W. Bushit për shtetin e Nju Hampshirë.
Turhan dhe Bardhyl Tirana
Pak të lidhur për komunitetin, dy vëllezërit Tirana, kanë sidoqoftë një histori të veçantë. Babai i tyre, Rifat Tirana u shkollua ne Stamboll dhe prej andej emigroi në SHBA. U martua me një angleze dhe filloi të punonte për qeverinë Amerikane. Vdiq gjatë një shërbimi pune në Spanjë në moshë të re. Njëri nga djemtë e tij, Bardhyl Tirana, u diplomua si avokat dhe u involvua në proceset politike amerikane si demokrat. Ka qenë një nga drejtuesit e fushatës elektorale të Presidentit Karter në vitin 1976 dhe pjesëtar i administratës së lartë të tij. Aktualisht punon në profesionin e tij. Vëllai tjetër, Turhan Tirana është bankier dhe ka pasur sukses në aktivitetin e tij. Nuk kanë pasur lidhje me Shqiperinë dhe as me komunitetin shqiptar në SHBA
marre nga
http://zerikercoves.com/modules/news/article.php?storyid=268