Gjuha shqipe – Pasuria që nuk legalizohet


Nëse gjuhën shqipe do ta krahasonim me gjuhët e tjera indoeuropiane do të na binte në sy se shqipja ka një shfaqje të rregullt midis strukturës gjuhësore dhe leksikut të saj.
Fjalët, emrat e shqipes janë ndërtuar më së shumti në bazë të foljeve të saj që janë operatorë të lirë brenda gjuhës sonë, siç i ka shpjeguar edhe Petro Zheji në veprën më madhore të derisotme të gjuhësisë shqipëtare:”Shqipja dhe sanskritishtja”.
Pikërisht, foljeve të shqipes, gjuhësia e sotme zyrtare shqipëtare nuk u njeh kontributin etimologjik në leksikun e shqipes dhe jashtë saj. Në të gjitha punët dhe studimet gjuhësore nuk përmëndet roli i foljes në ndërtimin e fjalës dhe kjo ka sjellë pështjellim dhe amulli jo të vogël. Fakti është, se shumë gjuhë indoeuropiane, përdorin foljet e shqipes për të ndërtuar leksikun e tyre. Jo se këto gjuhë nuk kanë foljet e tyre, por thjesht ngaqë foljet e shqipes janë aq të shkurtra sa vetëm këto mund të formojnë fjalë më të kursyera ekonomikisht dhe mos ta bëjnë të folurën një stërmundim. Por duke qenë se ngurtësimi i foljeve të shqipes në një fjalë të një gjuhe jashtë shqipes si element i huazuar
në fjalformimet e tyre sjell rrjedhimisht nevojën e fjalorëve vetshpjegues. Për ilustrim le të marrim disa fjalë që përdoren në shumë gjuhë dhe që janë të ndërtuara me foljet e shqipes:

1.prizë,priza – e ndërtuar nga dy folje tonat pri dhe zë(za) shpjegimi etimologjik në shqip është më se i shkurtër :prêt dhe zë(zan) lidh korentin.Në Ëdo gjuhë tjetër shpjegimi i fjalës do ishte mëse i gjatë se këtu.

2.panik – përmban foljen ik dhe është urdhërorja e shqipes Pa an ik (pa anë ik) që të shpëtosh.

3.ombrella,ambrella. o,a (asht)është) gegërisht a mbre la prej a (është) mbre (mbron) lart .Pra është që mbron nga lart prej shiut,diellit(ombronlart).Që ombrella na mbron, kjo dihet, por që folja mbroj nuk gjendet rastësisht aty, kjo nuk i njihet shqipes. Rasti është këtu të themi se folja mbroj është e përngjitur prej me ba roj nga paskajorja.


Nuk dua të zgjatem më tej me shembuj të tjerë se ky shkrim zor se do të mbaronte ndonjëherë, por dua të theksoj se në gjuhët indoeuropiane, përveç rasteve që foljet e shqipes janë qartazi të dukshme, kemi dhe një korpus të madh leksikor ku foljet e shqipes janë të padukshme për syrin e thjeshtë për arsye se ato janë “fshehur” nëpërmjet kamuflazhit metafonientik dhe në pamje të parë fjalët nuk duket se përngjasin kurrsesi me shqipen por duke përdorur regresin metafonetik arrijnë në origjinë. Për këtë çështje kam gati një studim të plotë që do e paraqes me kohë.

Qëndrimi ndaj foljeve të shqipes dhe paraqitja me vërtetësi e proçesit metafonientik brendagjuhësor dhe ndërgjuhësor është pragu që duhet të kapërcejë gjuhësia e sotme nëse ajo do me të vërtetë të quhet shkencë. Vendqëndrimi për një kohë kaq të gjatë pa e kapercyer këtë prag duhet ta ketë një shkak. Nuk mund të rri pa përmendur këtu deklarimin e gjuhëtarit Xh. Lloshi kur tha:”…Ju duhet ta dini se është bërë një luftë e madhe për pranimin e shqipes si gjuhë indoeuropiane. Pasi nuk donin ta pranonin…” Z. Lloshi duhet të dijë më shumë se kaq për këtë çështje. Nëse është e vërtetë kjo deklaratë e tij dhe unë besoj se po, përse shqipja është pranuar me zor ndër gjuhët indoeuropiane? Kujt i prishte punë pranimi i saj si e tillë dhe përse? Gjuhë indoeuropiane është dhe gjuha urdu që flitet në Pakistan dhe është pranuar pa zor ndërkohë për shqipen pse është dashur të bëhet “luftë e madhe”? Mos vallë për pranimin e saj si e tillë është bërë kurban diçka tepër e rëndëishme që i përket gjuhës sonë? Mos vallë pikërisht me këtë lidhet heshtja e plotë që mbahet ndaj veprës “Shqipja dhe sanskritishtja” dhe autorit të saj i cili diku ka “prishur” punë me studimin e tij për foljet e shqipes? Mos vallë i erdhi fundi teorisë se një emër vjen prej një emri tjetër dhe se emrat janë thjesht etiketa dhe se kjo teori mund të jetë një ideologji që kërkon të frenojë të vërtetën shkencore dhe burimit të shqipes i kanë vënë një rubinet që të mos derdhet?
Megjithatë duhet te pranojmë se gjuhësia jonë ka bërë një hap të madh përpara. Tashmë ata që merren me punë të vërtetë shkencore dhe e duan me pasion shqipen dhe përparimin e saj nuk helmohen më! Tashmë atyre u krijohen muret e heshtjes pasi “përbëjnë rrezik shoqëror”. Njësoj si bëri rregjimi komunist me Lasgush Poradecin por
tani për këtë kemi akademikët tanë dhe Akademinë e Shkencave. Nuk ka më arsye që pesëmbëdhjet vjet mbas botimit të “Shqipja dhe sanskritishtja” të mos merret në konsideratë qëndrimi ndaj foljeve të shqipes dhe të etimologjisë së saj. Tani më nuk mund të justifikohet kush për mosnjohje të kësaj çështje. Nuk ka gjë më të keqe se sa shurdhët që nuk duan të dëgjojnë. Kuskuta që ka kapur gjuhën tonë janë gjuhëtarët akademikë të saj të cilët, ashtu si një agronom që mundohet të bëjë analizat e koloideve të tokës nga një copë tullë e pjekur e të mos përkulet të marre pak dhe te këmbët e tij, ashtu dhe gjuhëtarët tanë mundohen ta shpjegojnë dhe të na mbushin mëndjen se gjuha jonë është copë-copë dhe e prejardhur prej shumë gjuhëve te tjera.
Dhe këtë dua tu sjell gjuhëtarëve tonë një perifrazim nga libri i historianit bashkëkohor S.I.Kargakos: ”Shqiptarë arvanitë grekë” ku thotë “Si shpesh kam shkruar, gjuha greke është veçanërisht e vështirë dhe kërkon funksionimin e shkollës të mbahet. Përkundrazi, gjuha shqipe ishte më së shumti gjuhë e përdorimit…” dhe në po të njëjtin libër diku tjetër thotë:”prandaj shqipja veçanërisht është e mrekullueshme për gjuhë ushtarake: njërrokshe, kumbuese dhe me fjalë plasëse. Bashkëtingëlloret e ndërthurura b,d,g,gr,br,dr bëjnë vërtet të foluren shqip të ngjajë me zjarrshpërthim”.
Puna për njohjen e vërtetë të shqipes është punë për të njohur pasurinë tonë më të madhe që kemi si komb dhe do na bëjë të ndjehemi më dinjitozë ndër kombet e tjera. Duke njohur më shumë shqipen do të përdoret më pak proverbi : “I mjeri shqiptar që vdes mbi ar”.








AGRON DALIPAJ

3 commenti

  1. La lingua Albanese da alcuni anni sta prendendo una brutta piega e di questo siamo tutti colpevoli.
    Adesso vi spego come mai succede questo.
    Come tutti sappiamo ci sono molto albanesi che sono immigrati per vari motivi e la nostalgia che hann per il loro paese fa si che questi almeno una volta all'anno tornino nella patria d'origine per rivedere i loro cari.
    Ma insieme a loro oltre a portare delle mentalità,delle idee e mondi diversi portano anche molte parole straniere (sopratutto italiane).
    Io personalmente che vivo all'estero mi sono accorto di questo fatto mentre sono andato in albania e ho parlato con i miei conazionali e ascoltavo delle parole che erano italiane con l'unica differenza che era state albanizzate cioè cambiato l'accento e nient altro volevo farvi degli esempi per rendere quello che dico piu comprensibile e rendervi conto anche voi che lo leggere che è cominciato un cambiamento nella lingua albanese ma non mi viene in mente nessun esempio momentaneamente.
    Sicuramente penso che la causa principale siano gli emmigrati poichè stando per troppo tempo all'estero il lessico albanese comincia a impoverirsi e a dimenticare alcune parole e queste vengono sostituete con quelle che usano nel paese dove vivono e quando vanno in Albania le usano e gli abitanti che vivono in albania le assimilano la albanizzano.

    RispondiElimina
  2. Sono d'accordo. secondo un albero genealogico delle lingue l'università di stoccolma nel 1978 lo ha inserito come la seconda lingua più vecchia indoeuropea dopo l'armeno e invece di esseri fieri cosa facciamo lo mescoliamo con delle parole straniere che per carità saranno pure belle esprimendoli, ma non sono le nostre. non esiste cosa più bella svegliarsi la mattina e sentire Miremengjes!!!!!!

    RispondiElimina
  3. edhe une jam dakort me keto qe thuhet persa iperket nderyrjes se gjuheve te huaja ne vendin tone .pa me thoni ju sa shqiptar do ti dergoni femijet e tyre ,nese ne vendin ku jan emigruar do te kishte ndonje shkoll sikur dhe private per te mesuar gjuhen shqipe .populli ka qen popull eshte popull e do te ngelet ......nese diturin dhe gjuhen nuk ja meson dikush domethen shkolla dhe jo fjalet e pazarit .dh per nje gje duhet te jemi te bindur jan te paket shqipetaret ,apo italianet ,gjermanet,etje.etje,qe din te flasin mir gjuhen e tyre

    RispondiElimina