Thënie mbi shqiptarët e Shqipërinë - Turismo in Albania

Latest

Cuoriosità Albania

mercoledì 17 luglio 2013

Thënie mbi shqiptarët e Shqipërinë

  1. “Koha është e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve” - Ali Asllani
  2. “Ka njerëz të mirë në botë (e ka fjalën për shqiptarët). Ky është një manifestim i njerëzve të mirë. Dhe ata ndodhën të jenë muslimanë. Është tregim i cili duhet treguar. Ideja se të gjithë muslimanët janë teroristë – kjo paranojë po gjithpërfshinë perëndimin. Kjo është çmenduri.” (Norman Gershman, Aspen Time, 2012)
  3. Shqiptarët, kanë lindur të rezistojnë dhe të mos binden. (Dursam Beu, gjatë rrethimit të dytë të Krujës)
  4. “Është kulturë e tyre (e shqiptarëve). Ndokush që paraqitet para derës së tyre, i strehojnë nga rreziku. Qoftë edhe armiku i tyre vdekjeprurës.”  (Stu Huck, Aspen Time, 2012)
  5. “Shqiptarët janë kulturë e veçantë. Gjuha e tyre është e veçantë…” (Stu Huck, Aspen Time, 2012)
  6. Ata (shqiptarët) mund të jenë vetëm ushtarë, por asnjëherë mos i lerë të të ofrohen afër pjatës, dhe mos i bëj të gjunjëzohen para teje nëse nuk e ke ndërmend tua heqësh kokën. (Sulejman Pasha i ndriçauri)
  7. Shqiptarët … kanë kodin e vetë të nderit dhe janë të besueshëm deri në vdekje. (H. Charles Woods)
  8. Ata të cilët marshuan drejt Babilonit, Persisë dhe Indisë  ishin paraardhës të shqiptarëve… (Wadham Peacock)
  9. Nëse dëshiron që njëqind italianë të heshtin, vrite një. Nëse dëshiron që njëqind shqiptarë të heshtin, duhesh të vrasësh nëntëdhjetë e nëntë. (Lord Byron)
  10. Më pëlqejnë shumë shqiptarët, ata nuk janë të gjithë turq, disa fise janë të krishterë. Por feja e tyre  bën pak dallim në mënyrën ose sjelljen e tyre. Ata janë me famë, trupat më të mira në shërbimin turk. (Lord Byron (1830), Letrat dhe Ditaret eLord Byron, faqe 161)
  11. Tek ne shqiptarët, politikën e bëjnë historianët, ndërsa historinë politikanët! (Rexhep Qosja)
  12. Sot në kohën e globalizimit nuk ka çështje kufijsh mes shteteve të kombit të njëjtë. (Fatos Nano)
  13. Nuk di asgjë mbi komunizmin. Por e di se shqiptarët më kan dashur. Për arsye të njëjtë siç më do secili. Sepse i kam bërë të qeshin. (Norman Wisdom)
  14. Me gjak the origjinë jam shqiptare. (Nënë Tereza)
  15. Disa ditë pasi arritëm në këtë fshat, Spiro Milio iu prezantua Mavrokordatos, me një trupë prej dyqind Kimariotë të përzgjedhur, burrat më ushtarak nga e gjithë ushtria. Ata nuk dallohen nga shqiptarët, ata vishen dhe kanë gjuhë tërësisht të ngjashme, por megjithëse fenë e kanë greke ata nuk kuptojnë as edhe një fjalë greke. (J.Millingen, Memoirs of the affairs of Greece, Londër, 1831, faqe 208-209.)
  16. Ata janë të shpërndarë me rrënojat e perandorive të vdekura- fuqive të vdekura – vetëm shqiptari “vazhdon përgjithmonë”. (Edith Durham, High Albania (1909))
  17. Historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm kur shqiptarët do të marrin pjesë në të shkruarit të sajë. (Maximilian Lambertz, Albanien erzählt: ein Einblick in die albanische Literatur (Berlin 1956))
  18. Skënderbeu ua kalon të gjithë oficerëve, të lashtë dhe moderne, në drejtimin e një ushtrie mbrojtëse. Kam takuar atë në historinë e Turqisë, por askund tjetër. (Gjenerali James Wolfe)
  19. Çdo shtet ka mafi, mafia shqiptare ka shtet. (FBI duke diskutuar mbi mafinë shqiptare)
  20. Shqiptarë kanë lindur të përballojnë dhe kundërshtojnë. (Dursam Bey, gjatë Luftës së Dytë të Krujës 1466))
  21. Ata të cilët marshuan në Babiloni, Persi dhe Indi ishin paraardhësit e shqiptarëve … (Wadham Peacock: The Wild Albanian 1913)
  22. Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët.”E megjithatë, ata janë popuj kryesorë, të lashtë e të rëndësishëm, që çdo historian do të dëshironte t’i njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëti të mëdha në historinë e vjetër e të re të Evropës. Por… ata sot nuk luajnë më ndonjë rol të veçantë. Ata janë të nënshtruar, ata janë fatkeq dhe historiani shpesh është po aq i padrejtë, sa dhe njeriu i zakonshëm; ai nuk i përfill ata që nuk i ka prirë fati. (Johan Tunman, 1774, Leipzig,  “Kërkime në historinë e popujve të Evropës Lindore”. )
  23. Malazezët, që janë njerëzit më të gjatë në Evropë… janë me gjuhë serbë, megjithatë nuk ka dyshim se ata janë në një masë të madhe shqiptarë të sllavizuar; vazhdimësia kulturore mes dy popujve është mbresëlënës, dallimi i vetëm i vërtetë mes tyre është gjuha dhe besimi fetarë. (Carlton S. Coon, Montenegrins `Races of Europe’, Kapitulli  14 :The Greeks 1939)
  24. Ata janë mbi-njeiru i Niçes ( Fridrich Nietzsche), këta shqiptarët primitiv – diçka mes mbretërve dhe tigrave. (Henry Noel Brailsford)
  25. Ne shqiptarët, të cilit do religjion, jemi të gjithë vllezër në shtetin tonë. Ne gjithmonë do të jetojmë mirë dhe në paqe me njëri tjetrin, siç jemi duke jetuar, ne do të punojmë së bashku për përparimin e kombit tonë , dhe do ta mbrojmë atë me gjakun tonë  (Hafidh Ibrahim Dalliu)

detti sugli albanesi e l'Albania , presto anche in italiano.

Nessun commento:

Posta un commento