Shqiptaret kunder Ambasades ne Rome !!!! Po na keqtrajtoni .... skandali i pashaportave biometrike - Turismo in Albania

Latest

Cuoriosità Albania

venerdì 1 giugno 2012

Shqiptaret kunder Ambasades ne Rome !!!! Po na keqtrajtoni .... skandali i pashaportave biometrike



Shume shqiptare po interesohen si te rinovojen pashaporten e tyre apo te femijeve te tyre sipas ligjit te fundit qe imponon paisjen me pashaporte biometrike.
Ne Milano prenotimi per pashaporta apo per te folur me punonjesit e kosnullates behej duke marre nje numer me pagese . Shume shtetas shqiptare kane shpenzuar deri ne 20 euro telefonata dhe nuk kane marre asnje drejtim apo ndihme sepse duheshin te pakten 30 euro telefonata per te mbaruar pune.
Nje gje shume e gabuar nga minitria e jashtme e cila e kishte per detyr te shtonte numrin e punonjesve neper ambasada dhe konsullata , dhe te ndihmonte shtetasit e tyre falas dhe jo duke i grabitur nga 20 - 30 euro me telefonata vetem per informacion.

Ne gazeten Shekulli nje shtetase shqiptare ka treguar historine e saj duke akuzuar punonjesit e konsullates per mosperfillje dhe mungese detyre ndaj shtetasve  shqiptare.

Ambasada në Itali na ka mbyllur derën

Jam një shtetase shqiptare që jetoj në Itali prej 10 vjetësh dhe dua të vej në dukje një mungesë serioziteti nga përfaqësia jonë diplomatike, e cila është bërë pengesë sidomos kohët e fundit për shtetasit e saj.
Më konkretisht bëhet fjalë për situatën e prenotimit të takimit për të aplikuar më pas për pasaportën biometrike pranë konsullatës së Milanos. Së pari, unë jam e pajisur me një pasaportë jo-biometrike dhe me afat kadence në vitin 2016 ndërkohë që pa asnjë lloj rimbursimi më kërkohet të aplikoj sërish ose në të kundërt jam e detyruar të mos kem më të drejtën për të lëvizur lirshëm. Kjo, pasi shteti im ka vendosur ta nxjerrë të pavlefshme dokumentin zyrtar që më ka dhënë vetë kundrejt pagesës, pasaportën e Republikës së Shqipërisë. Që të jem e qartë, unë jetoj në Padova dhe më duhet të humbas ditë pune për të shkuar në konsullatën e Milanos me shpresën se do të pajisem me një pasaportë të re. U bënë shumë ditë që provoj të kontaktoj në numrin e vendosur në dispozicion për emigrantët shqiptarë. Më konkretisht është numri me pagesë 8959697901. Sa herë që telefonoj në këtë numër, sekretaria e kompanisë celulare shprehet se ai nuk ekziston ndërsa më pas kam provuar të kontaktoj me numrat e zyrës direkt. Kërkesës time përmes postës elektronike as që bëhet fjalë t’i përgjigjen zyrtarët e konsullatës ndërkohë që në numrat e zyrës përgjigjet sekretaria kompjuterike. Po të telefonosh në numrat 02/8051265 – 02/86467782 02/86467423, e vetmja përgjigje që merr është se telefonata po regjistrohet ndërsa mundësia për të folur me një operator apo zyrtar të konsullatës, nuk ekziston.
Më skandaloze në të gjithë këtë është se as numrit 3920686139, i vendosur për urgjenca, nuk i përgjigjet askush. Pas dështimit për të kontaktuar me konsullatën, iu drejtova edhe ambasadës në Romë por pa përgjigje. Nuk e di dhe sa do të zgjasë ky trajtim për shqiptarët që jetojnë në Itali dhe shpresoj të mos jetë e njëjta situatë në të gjitha vendet e tjera. Publiku shqiptar duhet të njihet me këtë situate ndërsa shteti t’i japë fund torturës dhe lodhjes që na ka shkaktuar për vite me radhë. Nuk kemi më nevojë për vështirësi të tilla, na mjaftojnë ato të punës së përditshme dhe barra e rëndë e emigracionit.

E publikuar ne http://www.shekulli.com.al/shekulli/2012/05/25/ambasada-ne-itali-na-ka-mbyllur-deren/

7 commenti:

  1. keta te konsullates nuk kan aspak pregatitje...

    nje sekretare eshte mendemadhe ...dhe aspak e pregatitur..

    turp per ne shqiptaret!!!

    RispondiElimina
  2. O njerez un sinqerisht po habitem me kete lajm ,dy jave perpare mora pashaporten biometrike dhe cdo gje ishte ok ,,,,personeli eshte i edukuar dhe shume njerezor ,nuk ka takim dhe nuk kane kthyer asnjerin mbrapsh ,te gjithe kane marre pashaporten rregullisht ,mos merrni telefon sepse nuk ka takim dhe paraqituni me dokumentat e kerkuara ne faqen e ambasades ,d.m.th ,pagesen ne banken e san paolos ,dhe nje dokument te vlevshem

    RispondiElimina
  3. 110 euro per te rinovuar nje pashaporte ..

    ku vene keto leke ??

    si ua le ndergjegjja qe shteti kerkon 110 euro mekete krize ?

    RispondiElimina
  4. Ky titull "Shqiptaret kunder Ambasades ne Rome !!!! Po na keqtrajtoni .... skandali i pashaportave biometrike", nuk ka asnje lidhje me artikullin qe kam publikuar ne gazeten Shekulli.
    Anila Dorda

    RispondiElimina
  5. Mos u merzit se pas ca vjetve do kerkojn pasaporta tè tjera

    RispondiElimina
  6. Me vjen shume keq,qe shteti shqiptar ne keto vite te "democraci" nuk prezanton veten sikur thote. Eshte vetem shtet ku mbizoteron ANARCHIA.

    RispondiElimina
  7. prit gomar te bi bar. ndoshta punoisit ne ambasad jan pak dhe skan shum fai por te pakten mund te na japin pak sjarim.ose se nuk duan o se nuk munden te pergjigjen ne telefon esht me mir ti heqin keta numra telefoni

    RispondiElimina